Merkel inicion takim me Vuçiq për Kosovën

Siç pretendojnë mediet serbe, “Vuçiq në këtë takim, me gjithë respektin që ka ndaj kancelares, do t’i përsërisë qëndrimin e Serbisë se problemi me Kosovën mund të zgjidhet vetëm me kompromis”.

Kur para udhëtimin të Nju Jork, Vuçiq kishte deklaruar për gazetarë se pret një sërë takimesh bilaterale, por se bisedat do të jenë të vështira, me siguri kishte menduar për qëndrimin e fortë të Gjermanisë sa i përket pavarësisë së Kosovës, për çka, Merkel, një prej politikaneve më me ndikim evropiane dhe botërore, e përkujton Vuçiqin në çdo takim, pretendon gazeta serbe “Kurir”.

Takimi po mbahet në një atmosferë në të cilën edhe Serbia edhe Kosova në Nju Jork po përpiqen të marrin përkrahje diplomatike për pozitat e tyre për zgjidhjen e këtij problemi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu