Mesazhi i Mbappes për Manchester Unitedin

Kylian Mbappe nuk është i brengosur për përballjen me Manchester Unitedin në Champions League pas humbjes së parë këtë edicion në Ligue 1.

Ecuria pa humbje në Ligue 1 ka mbaruar për PSG-në, pasi u ndalën të dielën 2-1 nga Lyoni, raporton Gazeta Express.

Di Maria realizoi golin e vetëm për ekipin e Thomas Tuchel, ndeshje në të cilën mungoi Neymari për PSG-në, e Moussa Dembele dhe Nabil Fekir munguan për Lyon.

Sido që të jetë, edhe pse kjo humbje vjen pak ditë para përballjes me Manchester Unitedin në Champions League, Mbappe thotë se PSG-ja vazhdon të jetë skuadër e fortë.

“Nuk mendoj se kjo humbje ishte e merituar. E merituam në pjesën e parë, por në atë të dytë ishim shumë më të mirë, por nuk i konkretizuam rastet”, tha ai.

“Nuk jam i brengosur për ndeshjen në Champions League. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të presim për Ligën e Kampionëve”.

Parisi udhëton në Angli për t’u përballur me Manchester Unitedin në Old Trafford me 12 shkurt, teksa sfida e kthimit do të zhvillohet në Parc des Princes me 6 mars.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu