Mesfushori kërkon rrogë të lartë, Interi po mendon të heqë dorë nga ylli City-t

Transferimi i mesfushorit gjerman Ilkay Gundogan te skuadra e Interit nuk ka për të qenë aspak e lehtë për t’u realizuar. Madje zikaltërit po mendojnë të heqin dorë nga ky operaicon në merkato.

Shkak është bërë shuma e lartë që ka kërkuar mesfushori 28-vjeçar që luan me skuadrën e Manchester City. Gundogan ka kërkuar një rrogë prej 9 milionë eurosh në sezon, një shumë tepër e lartë për zikaltërit.

Gjithsesi, Beppe Marotta mendon se mund të negociojë me lojtarin para se të merret vendimi përfundimtar. Kontrata e Gundogan skadon në verën e vitit 2020, por mesfushori ka refuzuar rinovimin e saj me City.

Interi ka kohë që synon lojtarin, por kjo kërkesë e lartë e tij ka ndalur bisedimet, të paktën për momentin. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, zikaltërit do të shohin për ndonjë alternativë tjetër në rast se dështon pista “Gundogan”. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu