Mësohet vendimi për Tomor Morinën. Ja cili do jetë verdikti

Televizioni Alsat mëson se Gjykata Supreme do të marr vendim negativ për ekstradimin ish-luftëtarit të UÇK-së, Tomor Morinës drejt Serbisë.

Ish- ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në vendkalimin kufitar në Bllacë më datën 24 korrik me kërkesë të Serbisë përmes Interpolit.

Kujtojmë se me kërkesë të Prokurorisë, një gjyqtar i procedurës paraprake kishte vendosur 30 ditë paraburgim ndaj Morinës, derisa i pyetur për të komentuar çështjen e arrestimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pati thënë se do të respektohet ligji.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu