Messi e mbyll me PSG, në Spanjë të sigurt, “pleshti” bëhet sheik, firmos kontratë marramendëse

“Këtu i ka portat e hapura”, kështu u shpreh pak ditë më parë Xavi, por e ardhmja e Leo Messit nuk shihet në Barcelona, një rikthim i tij në “Camp Nou” është thuajse i pa mundur. Mediat spanjolle janë të bindura në këtë pikë: “Pleshti” ka zgjedhur Al-Hilal, ndërsa zyrtarizmi i këtij transferimi do të bëhet me 6 qershor.

Messi do të luaj të shtunën ndeshjen e tij të fundit me PSG, për të vijuar më pas një aventurë të re në Arabinë Saudite ku e pret një kontratë marramendëse. Mediat flasin për shifra të frikshme, 400 milionë euro në vit, dyfishin e asnjë që përfiton Ronaldo tek Al Nasrr.

Përtej dëshirës se Messi-t dhe Barcelonës, opsioni për tu rikthyer në “Camp Nou” nuk ka qenë kurrë konkret, kjo për shkak të vështirësive financiare që blaugranat kanë këtë periudhë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu