Messi fishkëllehet nga tifozët francezë në ndeshjen e fundit (VIDEO)

Aventura e Lionel Messit me Paris Saint-Germainin nuk përfundoi mirë ashtu siç nisi.vTifozët e PSG-së e kishin pritur me padurim ardhjen e Messit dy vite më parë. Por, tani në vend që ta përshendesin në ndeshjen e fundit, janë duke e fishkëlluar.

Kur u thirr emri i Messit para fillimit të ndeshjes së sotme, turma e tifozëve e fishkëllyen.

Ndryshe, PSG-ja sot njoftoi edhe zyrtarisht se argjentinasi do të largohet nga klubi.

Ai ka ofertë nga Arabia Saudite përkatësisht nga klubi Al-Hilal, ofertë prej 500 milionë eurove. Ndërkohë, në anën tjetër Barcelona është duke tentuar gjithashtu, por është duke pritur leje fillimisht nga La Liga.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu