Messi: Nuk i kam ëndërruar këto çmime, doja thjesht të bëhesha futbollist profesionist

Lionel Messi fitoi këpucën e artë për vitin 2018 e pesta për yllin e Barcelonës.

Edhe pse ka fituar gjithcka në karrierën e tij, ai ka deklaruar se nuk kisha ëndërruar këto cmime, pasi deshja thjesht të bëhesha futbollist profesionit, shkruan Albeu.com.

“E vërteta është se nuk e prisja të gjithë këtë kur e nisa karrierën. Ëndrra ime ishte të bëhesha futbollist profesionist dhe të korrja sukses. E dua futbollin dhe kurrë nuk kam imagjinuar kaq shumë. E gjitha është falë punës dhe përpjekjeve të mëdha”, tha Messi pasi e mori çmimin.

Superylli argjentinas i falënderoi bashkëlojtarët dhe ekipin e vet Barcelonën për këtë arritje rekord.

“Rreth meje i kam lojtarët më të mirë në botë nëpër pozitat e tyre përkatëse dhe jam në ekipin më të mirë në botë, prandaj është shumë më lehtë t’i arrij synimet si këto”, Perfundoi Messi. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu