Messi përmend lojtarët që mund ta fitojnë Topin e Artë, e ‘harron’ Bellinghamin e Realit

Lionel Messi ka përmendur një grup lojtarësh që ai mendon se do të jenë në garë për të fituar Topin e Artë gjatë viteve të ardhshme, por në listë nuk kishte vend për Jude Bellingham.

Messi, është rekordmen për këtë çmim, pasi e ka fituar tetë herë, për herë të fundit në tetor të vitit të kaluar.

Argjentinasi doli i pari para Erling Haaland të Man City dhe Kylian Mbappe të PSG-së, dy lojtarë që ai beson se kanë një shans të mirë për të shkuar një hap më tej.

Megjithatë, Bellingham, i cili po shkëlqen te Real Madridi në sezonin debutues, nuk u përmend.

“Lojtarët që do të konkurrojnë për Topin e Artë në vitet e ardhshme? Mund të ketë një rivalitet shumë të bukur në vitet e ardhshme me lojtarë si Haaland, Mbappe, Vinicius dhe shumë lojtarë të rinj që konkurrojnë për Topin e Artë”, tha Messi.

“Unë gjithashtu mendoj se Lamine Yamal, i cili është ende shumë i ri dhe tani luan për Barcelonën, do të luajë një rol të spikatur dhe do të luftojë për të edhe në të ardhmen”.

“Sigurisht që do të ketë të tjerë që do të konkurrojnë për të, lojtarë të rinj që ne nuk e dimë se do të shfaqen, sepse gjithmonë ka lojtarë të rinj dhe mendoj se do të jetë një epokë shumë e bukur për ta shijuar”.

Bellingham deri më tani ka kontribuar me 20 gola dhe nëntë asistime në 31 paraqitje për Los Blancos, të cilët janë në krye të La Ligës dhe kanë kaluar në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu