Messi rrit vlerën e Inter Miami

Firma me Lionel Messi ka dëshmuar një sukses astronomik si brenda ashtu edhe jashtë fushës për Inter Miami. Klubi amerikan vlen tashmë 1.02 miliardë Dollarë në treg, kjo falë prezencës së 8 herë fituesit të Topit të Artë.

Vetëm pak kohë iu desh argjentinasit për të lënë gjurmë tek kjo skuadër, që fitoi Kupën e Ligës falë Messit, teksa në këtë sezon kanë në përbërje edhe yje si Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Luis Suarez.

Sipas mediave amerikane, skuadra nga Florida ka pothuajse dyfishuar vlerën në treg. Inter Miami ka rritur me 583 milionë Dollarë këtë shifër, për një total prej 74%. Prezenca e Messit ka ndihmuar skuadrën e MLS të rrisë të ardhurat e saj nga 55 milionë Dollarë në 127 milionë Dollarë, duke e zhvendosur atë nga klubi i 10-të më i vlefshëm në ligë në të tretin.

Los Angeles FC renditet si klubi më i vlefshëm në MLS me 1.15 miliardë Dollarë, ndërsa Atlanta United është i dyti në listë me 1.05 miliardë Dollarë. Mesatarisht, një klub MLS vlen 678 milionë Dollarë, 16% më shumë që nga analiza e fundit e kryer në shtator 2022.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu