Barcelona mori një fitore në udhëtim 2-1 ndaj PSV-së në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku në këtë ndeshje Lionel Messi shkëlqeu dhe shënoi një supergol.
UEFA Champions League ka zbuluar sot Lojtarin e Javës, dhe ai është ylli i Barcelonës, Messi, shkruan Gazeta Express.
Me këtë gol, argjentinasi ka thyer rekordin që e mbante Cristiano Ronaldo, tani Messi është lojtari me më së shumti gola në Ligën e Kampionëve me një klub, gjithsej 106 gola, një më shumë se Ronaldo.










