Mexhiti: Zaevi u tregua mosmirënjohës ndaj shqiptarëve

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti e ka qujtur mosmirënjohës liderin e LSDM-së Zoran Zaevin, i cili në disa tubime ka thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbetet në opozitë pas zgjedhjeve të 15 korrikut. Në një intervistë për gazetën LAJM, Mexhiti ia ka kujtuar Zaevit se Bashkimi Demokratik për Integrim e bëri kryeministër ndonëse i kishte humbur zgjedhjet.

“Zoran Zaevi nuk duhet të harrojë së nga humbësi e bëmë kryeministër të Maqedonisë. Në popullin tonë përdoret një fjalë “bukëshkelë” dhe mendoj se nuk I bënë mirë as tij as imazhit të LSDM-së ky fjalorë. Nëse Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do t’i jepte shansë Zaevi do të ishte “e kaluar e harruar” në Maqedoni”, ka deklaruar nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti.

Ndërkohë, në një bisedë të përgjuar telefonike të publikuar sot, lideri i LSDM-së,Zoran Zaev dëgjohet duke i ofenduar shqiptarët, për të cilët thotë se shiten për pak para.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu