Mickoski në Budapest, takoi Orbanin, por a do të takohet me Gruevskin?!

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski prej dje po qëndron në Budapest ku është takuar me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Sipas njoftimit të kësaj partie, në këtë takim është biseduar për politikat aktuale dhe zhvillimet ekonomike në vend, por edhe për bashkëpunimin në nivel partiak në kuadër të Partisë Popullore Evropiane. Mickoski siç thuhet ka theksuar se për VMRO-DPMNE janë të rëndësishme perspektivat evropiane të vendit, të cilat siç ka thënë janë rrezikuar nga Qeveria e papërgjegjshme e Zaevit.

Gjatë kësaj vizite nuk dihet se Mickoski a ka takuar Nikolla Gruevskin, ish-kryeministrin dhe kryetarin aktual të nderit të VMRO-DPMNE-së, i cili ka përfituar strehim politik nga Qeveria e kryeministrit Orban. Gruevski po ashtu konsiderohet si një mik i afërt i kryeministrit hungarez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu