Nuk na nevojiten zgjedhje të parakohshme, pa marrë parasysh kërkesat e paargumentuara dhe të shterpa të opozitës, thotë kryeministri Zoran Zaev në intervistën për “Detektor” të TV Sitel.
Sipas Zaevit, nevojitet një mandat i plotë që qytetarët të ndjejnë përfitimit e integrimeve evropiane.
“Nuk na duhen zgjedhje të parakohshme, pa marrë parasysh kërkesat e paargumentuara dhe të shterpa të opozitës, që sipas mene, po mundohen që të pengojnë atë që tashmë po ndodh dhe do të kulminojë, duke vendosur rend në shtetin e së drejtës, ekonoMEDIAL t’i japë rezultatet e saj, dhe përfundimisht vendi ynë të realizojë një mandat të plotë, të përfundojë politika, të realizojë premtimet kundrejt qytetarëve, të bëhet një përmbledhje dhe më pas të shkohet në zgjedhje. Me të vërtetë si parti politike dhe si garniturë politike sollëm vendime seriozisht inkurajuese, duke besuar me sinqeritet se këto vendim në fund të ditës nënkuptojnë standard ekonomik, nënkuptojnë një vend normal. Besoj se pas vendimeve të mëdha politike po ndodhin integrimet të cilat sjellin ekonominë, të cilat sjellin besimin tek institucionet, stabilizimin e vendit në çfarëdo lloj aspekti dhe në fund një mirëqënie dhe standard ekonomik për qytetarët”, thotë kryeministri për Detektor.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, theksoi se është i ndërgjegjshëm se qytetarët janë të lodhur nga mbajta e çfarëdo lloj zgjedhjesh, por thekson se, njëkohësisht gjendja aktuale në vend e imponon këtë.
Sipas Mickoskit, marsi i këtij viti është një datë e mirë për zgjedhje.
“Mendoj se menjëherë pas vendimit të Këshillit Evropian nëse Maqedonia do të fillojë ose jo me negociatat me BE-në, ndërsa unë shpresoj se do t’i fillojmë, mund të formohet një qeveri teknike dhe menjëherë pas kësaj diku në mars të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe të verifikojmë nëse është e vërtetë ajo që thotë opozita apo ajo që thotë kryeministri se po shkëlqejmë”, tha Mickoski për Detektor.
Intervista e Zaev dhe Mickovskit do të transmetohet në pjesën e parë të sezonit të dytë të “Detektor” pasdite në TV Sitel.










