Milani “parakalon” Realin, bomberi i Xhenoas pothuajse kuqezi, ja detajet e formulës

Milani është shumë pranë Piontek, dhe një sinjal i rëndësishëm vjen nga zhvillimet e fundit. Të gjithë drejtuesit e Milanit gjenden në Jedah, gati për Superkupën e nesërme që do luhet ndaj Juves, përveç drejtorit Leonardo.

Ai ka shtyrë fluturimin, për të shkuar më parë në Xhenoa, ku pritet të mbyllet marrëveshja për sulmuesin polak. Edhe pse Reali është i interesuar, kuqezinjtë kanë bërë një hap të madh, duke shfrytëzuar marrëdhënien e mirë me presidentin e Xhenoas, Preciosin.

Ai është bindur ta shesë që tani sulmuesin Piontek, dhe është gati të pranojë propozimin e Milanit, një huazim me detyrim blerje në fund të sezonit për 40 mln euro. Nëse Reali nuk rrit ofertën, me shumë gjasa ai do të kalojë tek Milani, menjëherë sapo Higuain të kalojë te Çelsi. Leonardo dhe Preciosi do definojnë gjithçka nga këto negociata, pas Superkupës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu