Milevski për Jasir Asanin: I ofruam gjithçka por ai vendosi të luajë për Shqipërinë (VIDEO)

Në konferencën për shtyp në Mançester të Anglisë, trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski u pyet nga TV21 nëse ndjen keqardhje që futbollist si Jasir Asani nuk janë pjesë e ekipit, marrë parasysh golin që Asani shënoi mbrëmjen e djeshme për Shqipërinë, përcjell TV21. Trajneri Milevski tha se Jasirit i kanë ofruar gjithçka, por që ai vendosi të luajë për Shqipërinë.

“Për më tej është vendim i tyre i lojtarëve për të zgjedhur se me cilën përfaqësuese duan të luajnë. Nuk është kontestuese se Jasir Asani ka pasur gjithmonë kualitet për të luajtur, i ofruam gjithçka për të luajtur për Maqedoninë. Ka luajtur për U21 të Maqedonisë, por për më tutje ishte vendim i tij. Jasiri i dëshiroj çdo të mirë dhe shumë suksese në lojërat e përfaqësueses që ai e ka zgjedhur”, tha Milevski duke u përgjigjur në pyetjen e TV21.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu