Milikije Halimi rezulton pozitive me Covid 19

Kryetarja e komunës së Haraçinës, Milikije Halimi ka njoftuar se është infektuar me Covid-19!. Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook.

“Të nderuar miqë, Pavarsishtë kujdesit dhe përmbajtjes së rekomandimeve dhe kontakteve minimale me njerëz, dua T’ju njoftoj se unë bashkë me bashkëshortin kemi rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19. Edhe njëher ju bëj thirrje të gjithëve të mos e neglizhoni mundësinë nga infektimi dhe të jeni të kujdeshëm. Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun amë dhe ti nënshtroheni testimit.

Njëherit shprehi keqardhje dhe kërkoj falje të gjithëve me të cilët kam pas kontakt ditëve te fundit dhe ndoshta i kam sjelle pa qëllim në situatë të palakmueshme.”, ka shkruar Milikije Halimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu