Ministri i drejtësisë ende heshtë për torturimin e Grupit të Kumanovës

Një ditë pas denoncimit të ekspertit për çështje të kriminologjisë, Metasin Beqiri se kush janë përgjegjësit për dhunën e ushtruar ndaj grupit të Kumanovës, Ministria e Drejtësisë, Drejtoritë e burgjeve dhe gjykata heshtin, informon INA.

Ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi ende nuk ka dalë me ndonjë përgjigje të qartë apo  raport lidhur me denoncimet dhe shqetësimet për dhunë në burgje nga të akuzuarve të Grupit të Kumanovës, që akuzohen për ngjarjet e 9 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

“Ka një neglizhencë nga Ministria e Drejtësisë por edhe ajo e MPB, të cilat janë në dijeni me ate se çka po ndodhë, por nuk ndërmarrin veprime”, ka theksuar Avokati i Popullit.

Sipas procedurës ligjore, në raste të tilla të ushtrimit të dhunës dhe shkeljes së ligjit përgjegjësia dhe llogaridhënia bie mbi  Ministrinë e Drejtësisë, Drejtoritë e burgjeve, kryeshefat e ndërrimit, gjykatësin e rastit, si dhe drejtorinë për ekzekutimin e sanksioneve penale si dhe Ministrit të Drejtësisë. Këtë e theksoi për INA, profesori universitar i kriminologjisë dhe penologjisë, Mitasin Beqiri. Ai thotë se avokatët duhet të adresojnë ankesat dhe shqetësimet e tyre tek këto institucione që janë përgjegjëse dhe që po lejojnë apo bashkëasistojnë në dhunën brutale, që nuk po ndalet, por po vazhdon.

Ai thotë se kjo nuk duhet të tolerohet dhe të informohen në detaje gjatë procesit gjyqësor gjykatësi i procedurës paraprake, kryetari i gjykatës dhe prokuroria.

Këto shqetësime vijnë pas shtimit të vazhdueshëm të dhunës ndaj të burgosurëve të grupit të Kumanovës nga ana e njësiteve speciale, të cilat ushtrojnë dhunë gjatë transportit të tyre nga burgjet drejt gjykatave. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu