Ministri izraelit: SHBA-të i kthyen shpinën Izraelit

Ministri i Energjetikës së izraelit Yuval Steinitz, pasi KS i OKB-së, me abstenimin e SHBA-së, miratoi rezolutën e cila kërkon dhënien fund të ndërtimit të vendbanimeve ilegale izraelite në tokat e pushtuara palestineze, tha se “Amerika i ka kthyer shpinën Izraelit”, raporton Anadolu Agency (AA).

“SHBA-të i kthyen shpinën Izraelit, aleatit të saj të vetëm në Lindjen e Mesme. Ne jemi prekur, pas miqësisë tetë vjeçare (të administratës Obama),” tha Steinitz për televizionin izraelit “Channel 2”.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së të premten miratoi rezolutën e cila kërkon dhënien fund të ndërtimit të vendbanimeve të paligjshme izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në Jeruzalemin Lindor. SHBA-të për herë të parë abstenuan.

Rezoluta e cila kërkon “menjëherë dhe plotësisht” të ndalojë të gjitha aktivitetet që lidhen me ndërtimin e paligjshëm të vendbanimeve hebreje në territorin e pushtuar palestinez, u miratua me 14 vota “për”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu