Ministria e Kulturës reagon ashpër lidhur me filmin skandaloz “Korrupsioni me Krishtin”, financuar nga Agjencia e Filmit në vitin 2015

Ministria e Kulturës ka reaguar ndaj projektit filmik maqedon ‘Mocking of Christ’ (Korrupsioni i Krishtit) që është financuar nga Agjencia e Filmit Maqedonas në vitin 2015, shkruan InfoShqip.com

“Agjencia e filmit është një institucion i pavarur nga Ministria e Kulturës dhe së bashku ne i dënojmë vendimet e garniturave të mëparshme që kanë financuar projekte pa asnjë lloj vlere artistike, që i fyejnë ndjenjat e qytetarëve. Është në përgatitje e sipër një vendim ligjor që do të pengojë keqpërdorimet e tilla dhe do të kërkojë llogari e do të ketë kontroll mbi financimin, dhe çfarë është më e rëndësishme mbi temat, idetë dhe mesazhet që i përcjellin këto krijime/filma. Ministria dhe Agjencia e Filmit potencojnë se kjo është hera e fundit që me paratë e qytetarëve do të xhirohen filma të cilët ofendojnë këta qytetarë. Këto lojëra tendencioze me historinë, ngjarjet që dëmtojnë bashkëjetesën dhe jetën e qytetarëve – financuesit e këtyre veprave, nuk do të gjejnë më mbështetje.

Fondi i filmit pranë Agjencisë së Filmit është një prej më të mëdhenjve në rajon dhe këtë fakt e dëshmon edhe respekti i shtetit ndaj kinematografisë dhe kineastëve.

Për fat të keq, viteve të fundit jemi dëshmitarë të keqpërdorimeve të ndryshme financiare dhe ideologjike, ndërsa paratë për filmin, për të cilin duket qartë se provokon kontraverisone është i financuar në vitin 2015. Agjencia e filmit ka filluar tashmë një numër të madh procedurash për projektet e financuara në të kaluarën, duhet të jepet llogari për fondet e shpenzuara nga buxheti RM” – thonë nga Ministria e Kulturës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu