Mitropoliti i Kishës Malazeze: Kreu i gjorë i Kishës Serbe, kurrsesi të çlirohet nga Serbia e Madhe

Mitropoliti i Kishës Ortodokse Malazeze, Mihaillo, i deklaroi Radio Sarajevës se Tempullin e Ringjalljes së Krishtit njëmend e kanë ngritur serbët, por me paratë malazeze. Ai i është përgjigjur kështu patriarkut Irinej dhe Kishës Ortodokse Serbe ndaj pretendimeve të saj në pronat që i përkasin Kishës Malazeze. Ai ironizoi patrikun Irinej me shprehjen “nga kontejneri mund të dalë gjithçka”.

serb Irinej, i gjori, nuk di shumë. Ai kujton se nëse dikujt i jepet pushteti ai mund të thotë çfarë të dojë. Ai, për shembull, thotë se Republika Serbe në Bosnjë, Republika Serbe në Serbi, kurse Mali i Zi është shtet i Serbisë. Kurrsesi të çlirohen nga Serbia e madhe. Kisha Ortodokse Serbe, Serbia, disa nga politikanët e saj madje thonë se Mali i Zi është shteti më i kompletuar serb”, ka thënë Mihaillo.

Kështu ka reaguar ai ndaj asaj që ka thënë patriku Irinej, sipas të cilit ajo që po bën dhe paralajmëron presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, po habit gjithë botën dhe i ka dëshiruar që “Zoti t’ia ruaj mendjen që të kuptojë çfarë po bën dhe të mos e meritojë mallkimin dhe gjykimin e gjithë popullit serb dhe të Kishës Ortodokse Serbe”.

Mitropoliti Miaillo është shprehur se ashtu siç thotë Kisha Ortodokse Serbe, malazezët “në fakt nuk kanë asgjë”.

“Ata (pra të Kishës Ortodokse Serbe – sqarim ynë) konsiderojnë se kjo (Republika e Malit të Zi – v.j) është tokë serbe, se kisha është serbe, gjuha serbe, historia serbe, politika serbe, se serbe janë të gjitha monumentet… thuajse ne jemi ardhacakë…” ka thënë Miahillo.

Mali i Zi ka proceduar një ligj në lidhje me barazinë fetare, ndërsa pronat kishtare t’i trajtojë si prona shtetërore. Kisha Ortodokse Serbe, e cila nuk e njeh autoqefalinë e Kishës Ortodokse Malazeze, sikundër edhe atë Maqedonase.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu