Moska e përfshirë në protesta, Putin me batiskaf 50 metër nën ujë (VIDEO)

Në prag të Ditës Kombëtare të Marinës, Presidenti Vladimir Putin është shfaqur sërish si personazh i filmave aksion.

Ai lundroi me anije rreth 180 kilometra në ujërat e Gjirit të Finlandës për të inspektuar nga afër rrënojat e një nëndetëseje sovjetike. Mjeti ujor u zbulua vetëm vitin e kaluar dhe mendohet se u fundos gjatë Luftës së Dytë Botërore, si pasojë e kontaktit me një minë deti.

Më herët ajo kishte shkatërruar tri anije gjermane dhe po përgatitej të kthehej në atdhe, por i gjithë ekuipazhi me 40 persona në bord mbeti i vdekur.

Batiskafi i presidentit dhe një ekip zhytësish që e shoqëronin atë u futën të shtunën rreth 50 metra nën det. Në nderim të viktimave të nëndetëses, ata vendosën një pllakë përkujtimore me emrat e mbishkruar të secilit pjesëtar. Pas ekspeditës në Detin Balltik, Putin kujtoi se operacione të tilla e ndihmojnë atë të kuptojë më mirë punët që kryejnë më mirë qytetarët rusë.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu