Mourinho humb kontrollin, i zë “pritë” gjyqtarit në parking dhe e shan

Trajneri portugez Jose Mourinho ishte i zhgënjyer, por edhe i zemëruar pas humbjes së Romës në finalen e mbrëmshme të Ligës së Evropës kundër Sevillas, pas gjuajtjeve të penalltive.

Trajneri i Romës është pushtuar nga emocionet dhe nuk ka mundur ta kontrollojë veten. Pas ndeshjes ka pritur gjyqtarët e këtij dueli në parkingun e “Puskas Arena” në Budapest.

Ai përcolli gjyqtarin Anthony Taylor jashtë stadiumit me fjalët “turp, turp” të cilat i përsëriti disa herë para se të fliste në italisht.

Më pas Mourinho shkoi te minibusi në të cilin ndodhej gjyqtari anglez dhe i dërgoi një fjalë tjetër mallkuese: “Urime, turp!”.

Ai u ankua në referim edhe pas ndeshjes.

Pas 90 minutave rezultati ishte 1:1, dhe mbeti i njëjtë pas 120 të tjerave. Në penallti, lojtarët e Romës u treguan të pasaktë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu