Mourinho: Mbappe është futbollisti më i shtrenjtë në botë

Pasi u përforl për një rikthim te Real Madrid, aty ku shkoi Zinedine Zidane, portugezi José Mourinho është rikthyer me daljet e tij publike. Në një intervistë për “BeIN Sports France”, trajneri portugez ka vlerësuar maksimalisht sulmuesin e PSG dhe të Francës Kylian Mbappé. Sipas “Special One”, Mbappe është aktualisht futbollisti më i shtrenjtë në botë.

“Një futbollist si Mbappe… Kur flasim për të ardhmen, nuk nevojitet të themi se çfarë do të ndodhë pas pesë vitesh, ose dhjetë vitesh. Duhet të shohësh dhe vlerësosh atë sot. Ai është absolutisht i jashtëzakonshëm”, komentoi portugezi.

“Me moshën që ai ka, krahasuar me Cristiano Ronaldon dhe Messin që janë mbi 30 vjeç e Neymar 27… Mosha ndikon dhe unë mendoj se Mbappe është futbollisti më i çmueshëm sot në botë, më i shtrenjti e i kushtueshmi nëse flasim për një transferim të mundshëm”, deklaroi Jose Mourinho. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu