Mourinho ‘sheik’ nga fitimet prej shkarkimeve

Jose Mourinho është gati për të përjetuar një tjetër etapë në karrierën e tij. Pas shkarkimit nga stoli i Romës, portugezi gjendet në listën e dëshirave të disa prej skuadrave dhe kombëtareve të rëndësishme. Gjashtë pista janë shfaqur deri më tani për të ardhmen e 60-vjeçarit, teksa mediat kanë përpiluar edhe shifrat që Mourinho ka përfituar nga prishja e kontratës në mënyrë të njëanshme. Duke iu referuar atyre italiane, Roma bindi portugezin për tu larguar me 3.7 milionë Euro, shifër të cilën do ta përfitonte deri në fund të kontratës.

Mourinho u shkarkua për herë të gjashtë në karrierën e tij pasi fitoi vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit në kampionat, duke kulmuar me humbjen ndaj Milan. Sipas llogaritjeve, Mourinho e ka dërguar në rreth 82 milionë Euro fitimet nga prishja e kontratave në karrierë. Ish-trajneri i Portos dhe Inter mori 20 milionë Euro kur u shkarkua nga Chelsea në 2007 dhe 14 milionë të tjera tetë vite më pas sërish nga “Blutë e Londrës”.

Manchester United besohet se ka paguar në llogaritë e portugezit rreth 17 milionë në dhjetor 2018, teksa një shifër të ngjashme duket se ka përfituar edhe nga kontrata e prishur para kohe me Tottenham. Edhe Real Madrid pagoi në arkat e Mourinho në vitin 2013, shifër që kap vlerën e rreth 20 milionë Eurove. Portugezi është tani trajneri më i pasur në futboll kur bëhet fjalë për prishjen e kontratën për të lënë pas Antonio Conte me rreth 40 milionë Euro të marra nga pagesat prej Inter, Tottenham dhe Chelsea.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu