Najçevksa: Platforma e partive shqiptare në Maqedoni duhet të mbajë përgjegjësi

Deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë, u kërkon atyre që të mbajnë përgjegjësi për ngjarjet në të ardhmen por gjithashtu edhe për veprat e mëparme, ka thënë pedagogia Mirjana Najçevska.

“Në bazë të asaj që unë mendoj, kjo është një listë jokonzistente dhe kaotike e imagjinuar (si Gjokica e vogël), dëshira dhe provokime të vendosura në qëndrime sociale të dëshiruara, të cilat duhet të zëvendësojnë ofertën aktuale, këto parti konkrete duhet të ju ofrojnë qytetarëve kërkesa në përputhje me gjendjen reale dhe pritjet e qytetarëve.

Në listën e ashtuquajtur platformë, nuk ka as edhe një fjalë për përgjegjësinë (qoftë për veprat e mëparme që çuan në rënien e ekonomisë, në shëndetësi, në arsim, sigurinë ligjore, në sigurinë e përgjithshme, në standardin e jetës të cilat emigruan shumë qytetarë nga vendi… të cilat janë rezultat i10 viteve të keqpërdorimit të pushtetit, korruptimi në gjyaktë dhe administratë, mosndëshkimi për aktivitetet kriminale të zyrtarëve të lartë në qeveri, çfarëdo përgjegjësi që do të pranohet për veprimet e ardhshme)” ka thnë Mirjana Najçevska. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu