Napoli për “pazar” te Barcelona, por qëndron Juvja në mes

Napoli i Karlo Ançelotit është në ndjekje të brazilianit Malkom. Sulmuesi 22-vjeçar nuk po bind aspak në Katalunjë dhe nuk ka gjetur hapësirat e nevojshme për të ecur. 10 paraqitje me vetëm 2 gola janë shumë pak për 40 milionë euro të hedhura nga Barcelona për lojtarin.

Sipas asaj që raporton “Corriere Dello Sport”, Napoli është vënë në ndjekje të lojtarit dhe është e gatshme të bëjë një ofertë të majme për Barcelonën dhe për vetë lojtarin. Ajo që është me rrezik për skuadrën nga jugu i Italisë është fakti që në lojë për të është dhe Juventusi, e cila mund ta joshë lojtarin me projektin që ka dhe pse jo me para më shumë.

Mbetet të shihet se si do të veprojë Barcelona, pasi ditën e sotme Dembele është dëmtuar dhe nuk dihet sa mund të mungojë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu