NATO avancon statusin e Kosovës, Begaj përshëndet vedimin

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur sot votimin në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, pro avancimit të statusit të Kosovës në këtë organizatë.

“Urime, Kosovë, për zgjedhjen Anëtare e Asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, ka shkruar Begaj në platformën X.

Nga votimi vetëm një votë ishte kundër dhe 14 abstenime.

Kosova deri tash ka qenë anëtare vëzhguese, ndërkaq nga votimi i sotëm do të jetë anëtare e asocuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu