Ndarje në LSDM për koalicionimet, Sheqerinska për, Spasovski kundër koalicionit me Bashkimin Demokratik?!

Që nga përfundimi i zgjedhjeve e deri në formimin e koalicionit qeveritar është pikërisht periudha e cila krijon laramani të llojllojshme të lajmeve të vërteta e të pavërteta të cilat lidhen me partitë se cilat do të formojnë qeverinë, e ky fenomen duket se po ndodh në shumë vende të botës e jo vetëm tek ne.

Pikërisht për këtë shkak, në kohën kur shqiptarët kërkojnë postin e kryeministrit e më saktësisht Bashkimi Demokratik e Ali Ahmetit, në mediat online publikohen lajme të cilat edhe mund të jenë të vërteta por në të shumtën e rasteve edhe ‘spin’ thashetheme nga rival politik të brendshëm nëpër parti se kush do të ulet në pozitën e kryeparlamentarit.

Pasiqë kuvendi ka verifikuar mandatet por ende nuk ka zgjedhur kryetarin, sot si një nga emrat më eminent që do të ulet në vendin e Talat Xhaferit, në disa media maqedone është shkruar se zv.kryetares së LSDM-së Radmila Shekerinska, si femra e parë e cila me shumë gjasa pritet të bëhet kryeparlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Për këtë Zhurnal ka kontakuar LSDM-në, mirë nga kjo parti as nuk e mohojnë e as pohojnë informacionin e publikuar.

Mirëpo, me marrjen e këtij posti nga LSDM-ja e Zaevit, lind pyetja se cilin post mund të përfitojnë shqiptarët nëse jo atë të kryeparlamentarit?

Dyshimet në lidhje me vërtetësinë e lajmeve që po publikohen këto ditë lindin për faktin se në partinë e Zaevit tashmë ka disa rryma të cilat janë pro dhe kundër vazhdimit të bashkëpunimit me Bashkimin Demokratik për Integrim nga burime brenda LSDM-së, thonë se Radmila Shekerinska është PRO koalicionit me Bashkimin Demokratik, derisa kryeministri teknik Spasovski është kundër, shkruan Zhurnal.mk.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu