Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në moshën 68 vjeçare kompozitori i njohur Aleksandër Lalo.
Lajmin e hidhur e ka bërë publik miku i tij, Petrit Ruka.
“Miq po ju njofoj se sapo nderroj jete miku im me i afert, kompozitori Aleksander Lalo… Dhembje pa fund..”., – shkruan ai në Facebook.
Përveç veprimtarisë si kompozitor i muzikës së lehtë, Lalo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në kinematografi me muzikën e 25 filmave shqiptarë.










