Ndërron jetë donatori i tokës për ndërtimin e Shtëpisë së artistëve në Tetovë

Në moshën 81 vjeçare ka ndërruar jetë sot, donatori i dheut për ndërtimin e shtëpisë së Artistëve mbi Gajret ë Tetovës, tokë kjo, e cila do kujtojë gjithnjë këtë njeri me shpirt të madh, bujar, dhe dashamir të artit,transmeton InfoShqip.com.
Donacioni nga ana e tij erdhi si peshqesh për ndërtimin e shtëpisë së Artistëve në malin Sharr, pas pamundësisë për të gjetur një tokë apo vend adekuat për ndërtimin e shtëpisë, që filloi në Vitin 2010.
Ndërkohë kryetari i shoqatës z. Bejtuli e përkujton atë me fjalë të mëdha:
Para se të ndërrosh jetë, Ti mbolle përjetësinë tënde mbi Sharr, ndërsa artit i shtove edhe një ngjyrë, me nuanca humane, e bashkë me të, mundësive ngritjen e edhe një lapidari që do qëndrojë mbi djersën tënde – shpirt i pavdekshëm i Sharrit. Zoti do të bukurën, ndërsa Ti me djersën tënde i dhe asaj shpirt… Të qoftë i lehtë dheu mbi trupin tënd, ndërsa puhiza e Sharrit qoftë flladi i përjetshëm i parajsës për shpirtin tënd të madh e human..
Me përulje – Nevzat Bejtuli – KICA
Kryetar i Shoqatës së Artistëve figurativ/InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu