Ndodh në Itali, klubi i njohur shkarkon trajnerin 4 ndeshje nga fundi (FOTO)

Klubi i Palermos ka shkarkuar pak minuta më parë me anë të një deklaratë zyrtare në “Facebook” trajnerin Roberto Stellone, shkruan Albeu.com.

Në fakt ky shkarkim lidhet me faktin se klubi Italian nuk fitoi dje në mbrëmje ndaj Padovas së vendit të fundit duke rrezikuar seriozisht ngjitjen në Serina A.

Megjithatë tifozët janë shpërthyer në kritika teksa akuzojnë drejtuesit e klubit që së fundmi kanë blërë Palermon ky si pas tyre është e gabuar të shkarkohet një trajner 4 javë nga fundi i kampionatit.

Aktualisht Palermo është në vendin e 34 me 57 pikë të grumbulluara ku kanë ngelur edhe 4 ndeshje për të luajtur.

Skuadra nga jugu i Italisë po tenton të rrëmbeje vendin e dytë që mbahet nga Lecce teksa ky vend të dërgon sezonin e ardhshëm direkt në Serinë A duke shmangur ndeshjet e Play-Offt.

Ndërkohë drejtimin e ekipit të parë do të marrë përkohësisht traje trajneri i primavera Giuseppe Scurto, i cili këtë pasdite do të drejtojë stërvitjen e parë së bashku me trajnerin e portierit Vincenzo Sicignano. /albeu.com/

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu