Vrasësi i njohur Charles Manson ka vdekur në moshën 83 vjeçare për shkaqe natyrore.
Manson, i cili ka qenë pas hekurave për më shumë se 45 vjet, vdiq në të dielën në një spital në Kaliforni.
Ai u transferua atje nga burgu shtetëror Corcoran me një sëmundje të rëndë, përcjell albeu.com.
Lajmi i vdekjes së tij u konfirmua nga Debra Tate, motra e viktimës.
“Kjo mund të jetë fundi i një epoke apo vetëm fillimi”, deklaroi ajo, duke shtuar: “Unë thashë një lutje për shpirtin e tij”.
Lideri famëkeq i kultit dhe vrasësit masiv Charles Manson, ishte porositës i vrasjes së aktores Sharon Tate në vitin 1969,
Vrasësi me tatuazh “svastkë” në ballë është një prej kriminelëve më të njohur në SHBA.
Në vitet ’60, si një ish i dënuar karizmatik, ai mblodhi një grup të arratisurish të njohur si “Familja Manson”. Ai drejtoi përkrahësit e tij të rinj, kryesisht femra për të vrarë aktoren shtatzënë Sharon Tate dhe gjashtë të tjerë, në atë që prokurorët kanë thënë se ishte një plan për të nisur një luftë raciale,
Ai u dënua me vdekje në vitin 1971 me katër ithtarë të vet për shkak të vrasjes së shtatë personave, në mes të cilëve edhe të Sharon Tate, e cila në atë kohë ishte bashkëshortja e Roman Polanski-t dhe shtatzënë tetë muaj e gjysmë, në gusht 1969.
Dënimet e tyre u ndryshuan në burgim të përjetshëm.
Manson nga fundi i vitit 2014 ka kërkuar leje që të martohet me 26 vjeçen Afton Elaine Burton, gjë që nuk ndodhi.
Në vitin 2012 ka parashtruar një nga kërkesat e panumërta që të lirohet përkohësisht, e cila i është refuzuar. /albeu











