Ndryshim revolucionar: Champions League pritet të mos luhet më të martën dhe të mërkurën

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), përpara këtij sezoni, ka bërë tashmë një ndryshim të madh në orarin e lojës. Nuk planifikon të ndalet me kaq.

Udhëheqësit e organizatës më të madhe evropiane të futbollit po e konsiderojnë ndryshimin e ditëve të zhvillimit të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshjet e garës më të fortë evropiane do të luheshin të shtunën dhe të dielën, ndërsa të martën dhe të mërkurën klubet e Ligës së Kampionëve do të luajnë në kampionatin vendas, zbulon Bild.

UEFA po planifikon të rrisë fitimet, sepse është e vetëdijshme se ndeshjet në fundjavë do të kenë shumë më tepër shikues televizivë dhe se Liga e Kampionëve do të ishte edhe më interesante në marketing.

Ideja për t’u zhvilluar ndeshjet e Ligës së Kampionëve gjatë fundjavës u prezantua nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe i pari i Shoqatës së Klubeve Evropiane të Futbollit, Andrea Agnelli.

I njëjti burim thotë se presidenti i Juventusit u sugjeroi zvogëlimin e ligave nacionale për ta bërë këtë ide më të lehtë, por propozimi i tij u refuzua menjëherë nga Bundesliga.

Ndryshe, Liga e Kampionëve tashmë ka vendosur që të në fazën e post grupeve të aplikojë edhe teknologjinë VAR. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu