“Ne duhet ta qepim, Kosova i ka dhënë leksion Shqipërisë”

Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se Albin Kurti ka fituar zgjedhjet, por ende pushtetin. Vasjari deklaroi se Kurti duhet tashmë të bisedojë me aktorë të tjerë politikë dhe të arrijë akord me ta për të pasur pushtetin.

“Unë them se shoqëria kosovare, edhe pse ka problematika si ne, ata nuk e transferojnë vullnetin, kurse shoqëria e Kosovës nuk e bën, ne që shpesh bëjnë paternalistin. Në të gjitha rastet, së paku në këtë aspekt, është cilësisht real. Këtu ka polarizim dhe rrjedh nga historia, mendoj. Në Shqipëri është konflikt prej 30 vitesh, me terma polarizues si “bllokmen”, “ballist” etj. Në Kosovë për mendimin s’ka ndodhur ndonjë gjë e madhe, thjesht ka ndodhur cikël. Albin Kurti ka fituar zgjedhjet, por jo pushtetin. Ai duhet të merret vesh me të tjerët.

Albin Kurti ka pësuar mutacionin më të madh për mendimin tim. Kurti i 2005 nuk dallohet nga viti 2019. Kjo nuk do të thotë që s’ka mbajtur koherenca. Duhet të jemi të kujdesshëm. Albin Kurti ka sfida të mëdha. Ai mund t’i realizojë nëse ka vullnet ndryshimi të vetes dhe problemeve në Kosovë. Ka problem të madh këtu. Vetëvendosje nuk votohet nga të varfërit ka paradoks, por nga shtresa e mesme më shumë”, tha Vasjari.

Arjan Vasjari deklaroi se klasa politike e Tiranës nxitoi të përshëndesë Kosovën për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta, ndërsa nuk bën vetë as edhe një prognozë të situatës, qoftë brenda partisë.

“Ndjej neveri për përshëndetje të panumërta për atë që ka ndodhur në Kosovë, kur kam parasysh se politika shqiptare dhe media shqiptare do të ishin patriotë nëse do të heshtin. Kjo sepse këtu bëhen aleatë vetëm kur iu intereson. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që të bëhet ndonjë katarsis në parti, që të thonë po ne kemi korruptuar demokraci. Një eufori alienësh. Në Kosovë janë mbajtur 8 palë zgjedhje dhe unë nuk di që të ketë pasur kontest ndonjëherë. Çdo zgjedhje ka pasur probleme, por jo kontestim. Ne duhet ta qepim ne këtu, ata na dhanë shembull”, u shpreh më tej Vasjari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu