Në rast se shkarkohet Mourinho, Pochetino te Manchester United

Manchester United ka mbajtur deri më tani një linjë mbështetëse ndaj trajnerit Jose Mourinho, pavarësisht përplasjeve serioze me disa prej lojtarëve të ekipit, e pavarësisht rezultateve që janë reflektuar edhe në hierarkinë e Premier League.

Por, “Djajtë e kuq” kanë vendosur tani të ndryshojnë, duke nisur tratativat e fshehta për një prej trajnerëve më të lakmuar në elitën e futbollit anglez, Mauricio Pochettino.

Me vetëm një fitore në 5 ndeshjet e fundit në kampionat, raporti mes “Red Devils” dhe Mourinhos është inkriminuar edhe më shumë. Manchester City, skuadra e të njëjtit qytet me trajner Guardiolën, është 18 pikë larg në krye.

Pa kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm, lamtumira e portugezit është e pashmangshme. Por, për të arritur te zëvendësuesi ideal do të duhen të paktën 40 milionë paund, në një skenar kompleks që përfshin klauzola dhe ndërmjetësime.

Nderkohe Mauricio Pochettino, që ndodhet gjithashtu në orbitën e Realit të Madridit, nuk ka qenë asnjëherë i kënaqur me drejtuesit e Tottenhamit për merkaton e keqe. Edhe pse ka rinovuar së fundmi me një pagë prej 8 milionë paund në sezon, është gati të largohet në qershor./albeu.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu