Në Tetovë po lind edhe një yll, Arianit Ramadani, i riu që shpejt u ngjit në skenën artistike

Arianit Ramadani është shembulli më i mirë i thënies, “zëri i mirë dëgjohet larg”. Është vetëm 21 vjeçar dhe tanimë e njeh gjithkush në Tetovë, si një yll në ngritje që me vokalin e tij ka prekur edhe zemrat e dashamirëve të muzikës në trevat e tjera shqiptare.

Pasioni për muzikë ka lindur që në moshën 6 vjeçare. Arianiti ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës, ndërsa aktualisht është student në Fakultetin e Arteve, dega muzikë, në Universitetin e Tetovës. Me stilin e tij unik, është bërë tejet i kërkuar në mbrëmje të ndryshme rinore, zbavitëse dhe evente të ndryshme artistike. Aktualisht ka punuar disa covera të këngëve më të bukura, ndërsa së shoejti pritet të lansohet edhe kënga e parë autoriale e Arianitit.

Në linkun e më poshtëm mund të dëgjoni një nga coverat më të bukur ku Arianit Ramadani përveç këndimit, vetë luan edhe në kitarë.

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu