Në vendin ku sorrat sulmojnë njerëzit dhe qentë, pse?

Alarmi është ngritur në Budapest kohët e fundit pasi sorrat po sulmojnë njerëzit dhe qentë, madje duke u shkaktuar atyre lëndime të rënda.

Gjatë kësaj periudhe sorrat kujdesen për të vegjlit e tyre. Kështu që sulmojnë çdo gjë që e shohin si të dyshimtë.

Madje, në një postim në Facebook, bashkia paralajmëron se sorrat janë agresive për momentin.

“Sorrat janë agresivë në këtë kohë të vitit, sepse po mbrojnë të vegjlit e tyre. Ata nuk i tolerojnë njerëzit apo qentë pranë foleve të tyre. Qëndroni larg vendeve të folezimit të tyre”, paralajmëruan autoritetet lokale.

Dhe në fakt, një nga viktimat e tyre duhej të dërgohej në spital me gjakderdhje në kokë, pasi autoritetet e lagjes 13 të kryeqytetit hungarez morën disa raportime për një sulm nga një sorrë.

Sipas gazetës Nepszava, sorrat janë agresive nga fundi i prillit deri në mes të qershorit kur mbrojnë zogjtë e tyre. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu