Nënkryetari i LDK-së kërkon ndryshimin e kufijve me Serbinë për të mos hyrë më ushtria serbe në Karaçevë

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka përdorë ngjarjen e Karaçevës, ku disa xhanadarë serbë hynë në territorin e Kosovës, për të kërkuar bashkimin e Luginës me pjesën tjetër të Kosovës.

Në një reagim në Fb, ai ka thënë se vetëm kur kufiri i Kosovës të shkon deri në Ristovë atëherë s’do të ketë më xhandarë në territorin e Kosovës. Ka thënë se tash është koha të kryhet puna e jo të bëhen deklarata populliste.

Postimi i plotë:

“Kufiri në Ristovc duhet të jetë nëse doni mos me e pa xhandarmërinë serbe në rrugët e Karaqevës së Epërme. Koha me kry punë, e jo me deklarata e populizma politike. Synimi i tyre po shihet, por i yni?!”, ka shkruar Haziri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu