Barcelona ishte skuadrat që arriti ta marrë nënshkrimin e lojtarit të ri holandez, Frenkie de Jong.
Mesfushori premtues ka vazhduar pjesën e mbetur të sezonit me Ajax, për tu transferuar në verë, por ai duket se me zemër ka kaluar në “Camp Nou”.
“Mundo Deportivo” shkruan se de Jong veçse ka folur me disa prej lojtarëve të Barcës.
“Është e vërtetë që kam kontaktuar me disa njerëz nga dhoma e zhveshjes së Barcelonës, por nuk do të ishte e mirë të tregoja emrat e tyre” ka thënë Frenkie.
Kujtojmë se Barcelona ka paguar rreth 75 milionë euro + 11 milionë euro bonuse për shërbimet e tij. /albeu.com/










