Nëse ndodh, ja sa do t’i kushtojë Cristianos nga pasuria e tij ndarja me Georginën

Ylli portugez, Christiano Ronaldo raportohet se është në prag të ndarjes nga Georgina Rodriguez, me të cilën është në një lidhje prej shumë vitesh. Fillimisht ishte gazeta gjermane “Bild” që shkruante se, çifti i famshëm kishte probleme të mëdha në marrëdhënien e tyre në lajmet e bazuara në mediat spanjolle. U tha se Ronaldo ishte lodhur nga sjellja e të dashurës së tij dhe për këtë arsye lidhja e tyre hyri në një krizë, nga e cila nuk po del dot.

Në lajmet e fundit thuhet se ylli portugez është shqetësuar nga pazaret e vazhdueshme e tepër të kushtueshme nga Georgina dhe kjo e ka thelluar më tej problemin mes tyre.

“Georgina e kalon gjithmonë ditën në qendra tregtare. Ajo shpenzon, shpenzon dhe shpenzon, nuk bën asgjë tjetër”, është shprehur në një intervistë televizive disa kohë më parë Ronaldo.

Por, sa do t’i kushtojë Ronaldos nga pasuria e tij marramendëse një ndarje e mundshme nga Georgina?

Nëse ndodh ndarja, Cristiano mund t’i paguajë Georgina Rodriguez 350 milionë euro. Këto para korrespondojnë me 35 për qind të pasurisë së Ronaldos. Rodriguez, e cila duket se ka sakrifikuar shumë për të mbajtur lidhjen e saj me Ronaldon, duke përfshirë edhe faktin se ajo e ka ndjekur portugezin kudo ku ka shkuar.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë një vajzë, Bella, e cila lindi vitin e kaluar, si dhe një vajzë 5-vjeçare, Alana. Përveç kësaj, Ronaldo ka një djalë 12-vjeçar të quajtur Cristiano Jr, i cili ka lindur para lidhjes së tij me Rodriguez, dhe binjakët 5-vjeçarë Eva dhe Mateo, të cilët kanë lindur nga një nënë surrogate.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu