Nëse rezultati bëhet 50-50, kujt do të ja japë Ivanovi mandatin? Zaevit apo Gruevskit?

Vendimi i Gjykatës Administrative që në komunën e Tearcës të ketë rivotim, mund të sjellë edhe ndryshim të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, gjegjësisht dy partitë më të mëdha në Maqedoni, VMRO-DPMNE dhe LSDM në fund mund të dalin baras me mandat, 50-50.

Në opinion është ngritur alarmi, në fakt është ngritur debati se nëse në fund del ky rezultat, sipas kushtetutës Presidenti Ivanov cilit lider duhet të jep mandat që të formoj qeverinë e ardhshme të Maqedonisë.

Lidhur me këtë dilemë, Agjencia e Lajmeve Zhurnal kontaktoi me profesorin universitar të së drejtës kushtetuese, Osman Kadriu ku thotë se sipas kushtetutës pas konstituimit të parlamentit në afat prej 10 ditësh kryetari i shtetit duhet të fton liderin e asaj partie që ka fituar më shumë mandate që ta formojë qeverinë.

Por sipas tij nëse asnjë parti nuk ka 61 deputet, atëherë partitë duhet të bëjnë koalicion mes vehte që të arrin atë numër dhe pastaj presidenti ta thirrur përfaqësuesin e këtij koalicioni që të ketë mundësi objektive dhe kushtetuese të formojë qeverinë.

“Sipas kushtetutës kështu është e rregulluar kjo çështje. Së pari thuhet nëse pas përfundimit të zgjedhjeve dhe pas konstituimit të Parlamentit në afat prej 10 ditësh duhet kryetari i shtetit ta fton liderin e asaj partie, faktikisht nuk përmendet në kushtetutë termi lider, por përfaqësuesi i asaj partie e cila ka fituar më shumë mandate që të mund të formon qeverinë. Dmth minimum 61 e tepër mandate. Nëse asnjë nga partitë nuk ka 61 deputet, njëra nga këta parti duhet të mundohet të bëjë koalicionim, atëherë kryetari i shtetit duhet të thirrë përfaqësuesin e atij koalicioni ose asaj partie e cila së bashku me partitë tjera do të ketë mundësi objektive dhe kushtetuese të formon qeverinë”, ka deklaruar Kadriu duke shtuar se nëse rezultati ngel 50-50, ajo se cila parti apo cili koalicion do jetë pjesë e qeverisë do të dihet në ditën e konstituimit të parlamentit sepse në atë ditë duhet të zgjidhet edhe kryetari i Parlamentit, ndërsa dihet se kryetari i Parlamentit zgjidhet me shumicë votash prej 61 deputet.

“Kështu në qoftë se ngel rezultati në pyetjen që ma parashtruar, dmth 50 me 50, atëherë do të dihet faktikisht nga dita kur do të jetë konstituimi i Parlamentit, do të dihet se cila parti do të jetë në koalicion me partitë tjera, kjo nga shkaku se ditën e parë kur të bëhet konstituimi i Parlamentit duhet të zgjidhet edhe kryetari i Parlamentit, ndërsa kryetari i Parlamentit poashtu zgjidhet me shumicën, dmth minimum 61 vota. Kështu që prej atë ditë do të dihet faktikisht se cila parti do të jetë në koalicionim me partitë tjera dhe atëherë Presidenti Ivanov do ta fton atë parti. Prandaj deri në momentin kur vetë partitë nuk e krijojnë koalicionin Presidenti Ivanov nuk ka njohuri dhe nuk mund të thirrë asnjë parti. Nëse ngel ky rezultat ai sipas kushtetutës duhet të thirrë së pari liderin e VMRO-së, Gruevskin, por përsëris nëqoftëse ai është me më shumë mandate në Parlament. Sipas kushtetutës personi i cili thirret si përfaqësuesi i partisë i cili ka fituar më shumë mandate, ai ka afat prej 20 ditëve i cili do ti besohet rroli i mandatarit të formon qeverinë. Përndryshe nëse për 20 ditë nuk e formon qeverinë dhe nuk i krijon kushtet për formimin e qeverisë, atëherë ai duhet tia kthen mandatin përsëri Presidentit të shtetit, dhe pastaj Presidenti do shkoj te subjekti i dytë politik i cili ka më së shumti mandate në Parlament”, ka përfunduar për Zhurnal, profesori universitar i së drejtës kushtetuese, Osman Kadriu.

Ndryshe, vendvotimi i vetëm ku do të rivotohet ngelet ai me numër 2011 në komunën e Tearcës ku ka gjithsejt 714 botues të regjistruar. Në zgjedhjet e 11 dhjetorit VMRO-DPMNE ka fituar 91 ndërsa LSDM 87 vota. Do të duhet që LSDM të fitojë sëpaku 400 vota në rivotim për të patur mundësi të fitojë një deputet më tepër dhe ashtu të barazohet me mandate me VMRO-DPMNE-në, gjegjësisht 50-50. Nga VMRO-DPMNE kanë bërë të ditur se ata nuk do të marrin pjesë në rivotim, në fakt do ti bojkotojnë të njejtat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu