Nesër vazhdojnë protestat kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike

Nesër pasdite do të vazhdojnë protestat kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në shumë qytete të Maqedonisë së Veriut.

Deri më tani protesta janë paralajmëruar në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Kërçovë dhe Dibër.

Këshilli koordinues i protestave në dalje për media bëri të ditura edhe kërkesat të cilat janë:

Komisioni Rregullator për Energjetikë të tërheqë vendimin për rritjen e energjisë elektrike prej 7.4% dhe të ulë çmimin e rrymës për konsumatorët për 46%.

Qeveria të ulë TVSH-në për energjinë elektrike nga 18% në 5%.

Qeveria të eleminojë monopolin e shërbimeve të kompanisë EVN duke i shkëputur kontratën për t’i dhënë fund sjelljes së tyre jo korrekte dhe jo njerëzore ndaj konsumatorit.

Të nacionalizojë rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, të krijojë politika lehtësuese për të falur borxhin ndaj kompanive energjetike të rasteve sociale në vend.

Kuvendi të sublimojë KRRE sepse ky organ i shërben vetëm apetiteve të larta të grupeve të biznesit dhe korporatave që dëmtojnë rëndë xhepin e qytetarëve.

Kuvendi të krijojë trup të pavarur në shërbim të qytetarëve që do të ketë mision që të verifikojë cilësinë e shërbimeve të kompanive energjetike. Të hetojë e të adresojë të gjitha ankesat e qytetarëve ndaj këtyre dhe korporatave të ngjashme zhvatëse si këto.

të anulojë kamatat e qytetarëve t’i mbrojë konsumatorët nga skemat e kamatave që i ngarkohen qytetarëve etj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu