Nesimi: Pendarovski humbi në komunat shqiptare

Kandidati i përbashkët i koalicionit qeverisës Stevo Pendarovski ka pësuar humbje nga Blerim Reka në komunat me shumicë shqiptare ndërsa ka humbur edhe nga Gordna Siljanovska në pjesën më të madhe të komunave me shumicë maqedonase. Pendarovski ka arritur të korr fitore vetëm në komunat e përziera. Kështu së paku thonë analizat e Robert Nesimit sipas të cilit në rrethin e dytë do të jetë e pamundur që të kontrollohen votat që në rrethin e parë kishin destinancion Blerim Rekën.

Nëse i analizojmë komunat e pastra shqiptare del se Blerim Reka ka fituar ndaj Stevo Pendarovskit me rezultat përafërsisht 2 me 1, kështu që nëse Blerim Reka ma marrë 80 mijë vota nga shqiptarët Stevo Pendarovsk ka marrë diku te 40 mijë. Nëse i heqim këto 40 mijë vota shqiptare del se te zonat Maqedonase fituese e pastër është Gordana Siljanovska ndërsa në zonat e përziera duke marrë parasysh se një pjesë e shqiptarëve megjithatë kanë votuar Stevon, ky i fundit është në përparësi ndaj Siljanovskës. Nuk mendoj se do të mund të kontrollohen këta votues këta do të veprojnë kokë në vete dhe mendoj se pjesa më e madhe as nuk do të dalin në zgjedhje.- tha Rober Nesimi, analist.

Nesimi thotë se votuesit shqiptarë me përkrahjen masive të Rekës, e deligjitimuan koncepin e konsesualitetit të promovuar nga BDI në këtë fushatë. Sipas tij, në avantazh politik nga këto zgjedhje, janë të gjithë partitë opozitare.

Në bllokun politik shqiptarë është njëfar përparësie për Aleancën dhe Lëvizjen Besa dhe tek blloku maqedonas një përparësi për VMRO-në. Tani a do të përkthehen këto vota për këto parti është tjetër çështje por një gjë është mëse e vërtetë se shqiptarët e kanë deligjitimuar konceptin që e është munduar BDI-ja ta shiste me LSDM-në për njëfarë konsensualiteti apo ku ta di unë se çka.- theksoi Rober Nesimi, analist.

Nga ana tjetër Aleksandër Kërzhallovski thotë se zgjedhjet presidenciale krahasuar me zgjedhjet lokale por edhe referendumin tregojnë rënie drastike të besimit të popullit në qeverinë aktuale. Sipas tij, përkrahja e dobët e shqiptarëve ndaj Pendarovskit ka ardhur si pasojë “Bojkotit të heshtur” të BDI-së. Kërzhallovski thotë se BDI-do të bëj çmos që në rrethin e dytë të siguroj vota për Pendarovskin në shumë se që kishte Reka në rrethin e parë.

Ka rrënie të madhe të numrit të votave nga zgjedhjet lokale rreth 100 mijë vota, apo nga referendumi ku kishte 600 mijë vota ndërsa tani vetëm 330 mijë. 03-50 Tek blloku shqiptar më duket se ka pasur njëfarë bojkoti të heshtur të BDI-së. Më shumë qëllimi i tyre ka qenë që të parandalohet votimi Blerim Rekës se sa të votohet Pendarovski. Mendoj se BDI tani do të mobilizohet më shumë në rrethin e dytë megjthatë edhe të tregojë se e ka mbështetjen e popullit në ato vende ku tani fitoj Reka. DO të mundohen që të marrin më shumë vota se Reka në ato vende me qëllim që të dëshmojnë qartazi që BDI mund të nxjerëë më shumë se 80 mijë vota nga shqiptarët për Pendarovskin. 04-41 Është pak vështirë që të thuhet me numra të saktë, por tendenca do të jetë që BDI të demonstrojë se ende është partia më e madhe te shqiptarët.- u shpreh Aleksandër Kërzhallovski, Analist

Të dy bashkëbiseduesit presin që lufta për vota në rrethin e dytë të ashpërsohet. Sipas tyre, tani target i fushatës do të jenë votuesit e Blerim Rekës dhe të pavendosurit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu