“Neymar është një lojtar i madh, do ishte përforcim për Ligën Premier”, ish-sulmuesi i njohur këshillon klubet angleze

Ish-sulmuesi i Francës, Louis Saha po mbështet yllin e Paris Saint-Germain, Neymar Junior për një lëvizje në Angli, por nuk dëshiron që ai të transferohet të ish-klubi i tij, Manchester United.

Neymar është duke u ndërlidhur tash e disa kohë me një largim nga Parc des Princes, ndërsa Liga Premier është përmendur si destianacioni më i mundshëm i tij për të ardhmen.

Një transferim në Ligën Premier për Neymarin e ka përkrahur edhe ish-sulmuesi i njohur francez, Saha, i cili beson se braziliani do të ishte përforcim i madh për kampionatin anglez, ndonëse nuk dëshiron ta shohë atë t’i bashkohet Unitedit.

“Do të ishte mirë për Ligën Premier që Neymar të luante në Angli, sepse ai është një lojtar shumë i madh”, ka thënë fillimisht Saha për Goal.

“Ai është shumë argëtues për t’u parë, por unë mund t’i kuptoj pikëpyetjet që mund të vijnë nga ajo që të kesh një lojtar si Neymar në klubin tuaj”.

“Unë jam një tifoz i madh i lojtarit në fushë, por nuk mendoj se ai i ka përmbushur pritshmëritë në tre ose katër sezonet e tij të fundit në PSG”.

“Nuk do të doja ta shihja atë me fanellën e Manchester United duke pasur parasysh të tepërt vëmendjen mediatike do të tërhiqte një superyll si ai”.

“Struktura e ekipit është kaq e rëndësishme dhe ndonjëherë e brishtë. Por, unë me të vërtetë mendoj se ai do të ishte një përforcim i shkëlqyer për Ligën Premier”, përfundoi ish-sulmuesi francez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu