Ngjarje e rëndë: 8 të vdekur dhe 13 të plagosur nga një 21 vjeçar në Serbi

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Serbinë mbrëmjen e sotme. Të paktën 8 persona janë vrarë dhe 13 janë plagosur nga të shtënat në fshatin serb të Dubonës.

Mediat serbe raportojnë se autori 21-vjeçar ka qëlluar me automatik nga një mjet në lëvizje mbi fshatarët e fshatit Dubonë të Mlladenovcit dhe më pas është larguar nga vendi i krimit.

Policia është ende në kërkim të autorit i cili prej 3 orësh është i arratisur. Të gjitha njësitë speciale të policisë serbe dhe helikopterët janë angazhuar në kapjen e autorit i cili vijon të jetë i lirë.

Kjo ngjarje e rëndë vjen një ditë pasi Serbia u trondit nga lajmi se një djalë 13-vjeçar hapi zjarr ndaj shokëve të klasës në një shkollë në kryeqytetin Beograd dhe vrau tetë fëmijë dhe një roje sigurie.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu