Nikollovski i VMRO-DPMNE: Nuk e njoh këtë Arben Taravari me çka e shantazhojnë?

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në rend dite ka debatin për rikonstrumin e Qeverisë, e cila duhet të votohet nesër.

“Unë nuk e njoh këtë Arben Taravarin me të cilin jam takuar në periudhën e kaluar. Prandaj pyes publikisht a është shantazh dhe çfarë shantazhi është? A është natyra e shantazhit një shtëpi e bukur në një pjesë elitare të Shkupit në Taftalixhe, të cilën Arben Taravari e ka marrë si dhuratë? Pse them në ofertë, se ka raportuar se ka blerë një shtëpi 261 metra katrorë 150 mijë euro. Në Maqedoni zgjedhjet e humbin kuptimin. Ç’kuptim kanë zgjedhjet, nëse të gjithë duan të hyjnë në Qeveri”, – ka deklaruar Aleksandar Nikollovski i VMRO-DPMNE gjatë seancës së sotme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu