Nipi i Abdilaqim Ademit të BDI-së në mesin e 10 shqiptarëve më të pasur në Maqedoni (Foto)

Këto janë dhjetë multimilionerët më të mëdhenj shqiptarë në Maqedoni. Ata janë pronarët e kompanive më të mëdha ose kanë një numër të madh të aksioneve. Kompania kërkimore evropiane për pasuri “X Welt “njoftoi se Maqedonia ka 35 multimilionerë. Sipas hulumtimit pasuria e tyre është me vlerë totale prej 4 miliard dollarëve. Portali Shqipmedia ju sjell listën me 10 emrat e milionerëve shqiptarë në Maqedoni, sipas “X Welt”. Listën e udhëheqë Nazif Destani (djali i Lazim Destanit), pronar i Ecologut, rapoton “Shqipmedia”.

Nipi i Abdilaqim Ademit të BDI-së është Elmedin Ademi i cili me kompaninë e tij është radhitur në pozitën e 10-të. Ai në këtë listë figuron si pronar i firmës së reklamimit Screen Media, si dhe firmës së ndërtimit Eurovia, distribucione pije, detergjente. Ja lista me dhjetë shqiptarët më të pasur në Maqedoni:

1. Nazif Destani, Tetovë – (Ecolog, Nd Group)

Enver Maliqi, Shkup – (Gemak, investime ne patundeshmeri, hoteleri, cigare, pije )

Xhemail Dauti, Shkup – ( Dauti Komerc, rrjet supermarketesh, distribuim dhe ekskluzivitete te ndryshme)

Muharem Murtezani, Shkup – (Alma m, distribuim I Nestle dhe wrigley )

Nuhi Aliu, Shkup – (Euro Aktiva, tregti me hekur, pompa benzene, investime ne patundëshmëri)

Adnan Memetali, Tetovë – ( Pofiks )

Shefki Idrizi, Tetovë – ( Renova, Qendra Tregtare Rem Mall )

Arben Abdurrahmani, Tetovë – ( Veze Sharri, Lecker dhe Elektroshari )

Naser Ibishi, Tetovë – (firma e ndertimit Nb Kompani, investime ne patundeshmeri, tregti me materijale ndertimore)

Elmedin Ademi, Tetovë – (firma reklamimit Screen Media, firma ndertimit Eurovia, distribucione pije, detergjente )

n2


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu