Një ditë para zgjedhjeve për president në Turqi – kush udhëheq sipas sondazheve, Erdogan apo Kilicdaroglu

Turqit gjatë ditës së nesërme do t’i drejtohen kutive të votimet ku do të votojnë për presidentin dhe deputetët e rinj.

Euronews ka publikuar sondazhin e fundit, i cili u realizua nga shumë kompani vendore dhe ndërkombëtare.

Kandidati kryesor i opozitës, Kemal Kilicdaroglu shihet se ka një avantazh ndaj presidentit aktual, Recep Tayyip Erdogan.

Ky i fundit ka besimin e 45.8 për qind të votuesve gjersa opozitari pritet të merr 48.9 për qind të votave, transmeton Telegrafi.

Edhe pse u tërheq nga gara, Muharrem Ince do të fitonte 2.3 për qind të votave ndërsa kandidati tjetër, Sinan Ogan do t’i fiton 3 për qind të votave.

Në rast se asnjëri kandidatë nuk merr mbi 50 për qind të votave atëherë do të zhvillohet edhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi.

Përveç betejës për postin e presidentit, nesër turqit do të vendosin edhe për parlamentin, ku do të zgjidhen 600 deputetë të rinj.

Qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe do të jenë të hapura deri në orën 16:00. Sipas mediave turke, rezultatet e para preliminare duhet të publikohen në orën 20:00 CET. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu