Një letër e ushtarit anonim: Ushtria e Maqedonisë ndihmon vetëm maqedonasit, jo edhe Hasanbegun

Në redaksinë e Televizionit SHENJA ka ardhur një letër nga një pjesëtar i forcave të armatosura të Maqedonisë që po ndihmojnë në rajonet e prekura nga vërshimet. Ai rrëfen realitetin tmerrues për të cilin alarmon se edhe ndihma institucionale është selektive në baza nacionale. Ai pyet se ku janë përfaqësuesit tanë, dhe pse kanë urdhra të ndihmojnë vetëm vendbanimet maqedonase, e jo edhe Hasanbegun.

Për më tepër, lexoni tekstin e ushtarit i cili dëshiron të mbetet anonim:

“Ju lutem mundësisht te ngelem anonim. Jam pjesëtar i Armatës Shtetërore, ku veproj dhe punoj si ushtarë. I revoltuar dhe me shumë mllef, dhe me pamundësinë që të bej diçka më tepër, ua shkruaj këtë mesazh, të paktën opinioni i gjerë të njoftohet me situatën reale që po ndodhë në lidhje me ndihmën që ofrohet në vendet e prekura nga fatkeqësia natyrore që pësuam javën e kaluar. Është dita 6 dhe ne si Armate jemi në terren për të vepruar dhe ndihmuar, por ajo që më shqetëson është padrejtësia dhe selektimi.

Dita e 6 që ne veprojmë vetëm në rajonin e Stajkovcës dhe Inxhikovës, as edhe 1 ditë nuk kemi kaluar në lagjen e Hasanbegut, duke pasur parasysh që nga fatkeqësia Hasanbegu e pësoi edhe më rëndë, atë e kemi lënë vetëm në duart e disa organizatave humanitare dhe njerëzve human e vullnetarë. Dhe jo vetëm ne si një institucion shtetëror por edhe policia EBR, zjarrfikësit, ujësjellësi dhe kanalizimi, kryqi i kuq, që të gjithë janë të përqendruar vetëm në rajonin e Stajkovcës edhe Inxhikovës. Vërtetë më vjen shumë keq, pse institucionet shtetërore nuk ndihmojnë në Hasanbeg, pse ne si Armatë as edhe 1 ditë nuk u ndalëm që të ndihmojmë edhe në Hasanbeg. Selektime në baza etnike kemi pasur gjithnjë, mirëpo që do kemi edhe në një fatkeqësi si kjo nuk kam besuar.

Është jo njerëzore, e turpshme. Ndarje nacionaliteti në fatkeqësi, e pabesueshme por një fakt, atëherë përderisa ekziston një fakt i tille, dhe ka ndarje, ku janë përfaqësuesit tanë?! Pse kemi urdhra të veprojmë vetëm në rajonet që përmenda më sipër?”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu