Një serb dhe dy kurdë, vrasësit e dyshuar të boksierit shqiptar

Tre persona dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e boksierit me origjinë nga Kosova, Besar Nimanit, mbrëmjen e 9 marsit në Gjermani.

Sipas familjarëve të viktimës, por edhe policisë gjeramne, një serb dhe dy kurdë, akuzohen si autorë të vrasjes. Vëllai i boksierit, Berat Nimani, ka deklaruar se autorët janë larguar nga Gjermania pas vrasjes:

“Më kanë informuar që nesër bëhet publik identiteti i tyre, janë futur edhe në listën e INTERPOL-it. Dihet me emra dhe mbiemra kush janë. Të dyshuar janë një serb dhe dy kurdë”.

Besar Nimani u ekzekutua me 8 plumba në qytetin e Biefeldit në Gjermani. Ai sapo kishte parkuar makinën dhe ishte nisur drejt një restoranti, kur dy persona iu afruan. Fillimisht mes palëve pati një debat me tone të larta. Më pas, ata hapën zjarr në drejtim të 38-vjeçarit, duke e qëlluar të paktën 10 herë. Autorët më pas u larguan nga vendngjarja në këmbë.

Nimani rezulton person me disa precedentë. Babai i 3 fëmijëve shpesh kishte pasur probleme me ligjin dhe numëronte disa raste sjelljesh të dhunshme. Besar Nimani, 38-vjeçar, edhe në vitin 2013 ishte viktimë e një sulmi të tillë, në atë kohë ai u qëllua në një qebaptore në kryqëzimin e Feilenstrasse dhe Bahnhofstrasse.

Ai ishte arratisur nga Kosova për në Gjermani me prindërit në moshën 12-vjeçare, ku edhe kishte arritur që të integrohej mirë falë sportit. Si amator, ai fitoi 87 nga 98 luftime, kohë kur edhe u njoh kampionin botëror të WBO, Marco Huck (39). Si profesionist, ai ishte pothuajse i pathyeshëm, ishte një kampion ndërkombëtar i pamposhtur në IBF, si dhe kampion i Evropës në peshën e mesme të lehtë humbi vetëm një herë në karrierën e tij profesionale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu